27/7/11

Nipi i Duçes lë kockat në luftë me Pezakët

Nipi i Duçes lë kockat në luftë me Pezakët

Objektivi i fashistëve në drejtimin e Gjeneral Xaninit, ishte të zhduknin bazat e luftës që strehonin partizanet dhe Çetën e Pezës që komandoheshin nga Myslim Peza. Objektiv tjetër ishte rajoni i Pezës së Madhe, Pajonë, Grec, Gror, me qëllim që të ndalej çdo depërtim i partizaneve në Tiranë, t
ë cilët të mund të orvateshin që të krijohej çrregullime me qëllim të tërhiqnin vëmendjen e forcave të operacionit, duke e penguar atë. Filluan bombardimet në fshatrat e gjithë Pezës me artileri e avionë. Nga kjo situatë u krijua një gjendje tepër kritike për çetën dhe vullnetarët e fshatrave. Dalja e çetës jashtë rrethimit u bë natën nëpër pyjet dhe depërtime në formacionet luftarake fashiste duke i shkaktuar atij dëme të mëdha, si pasojë çeta doli nga rrethimi e pa dëmtuar. Por fashistët nuk mund të rrinin indiferentë, por përkundrazi, kryen masakrën e dytë akoma më çnjerëzore në Pajonë, duke masakruar dhe pushkatuar 22 burra të Pajonës, Grecës dhe Grorit

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου