27/7/11

Gjinishi, heroi i luftës që luftoi përkrah Myslym Pezës

Gjinishi, heroi i luftës që luftoi përkrah Myslym Pezës
Që në fillimet e luftës së organizuar kundër pushtuesve, ai e kuptoi se duhej bërë një pajtim e organizim mbarëkombëtar. Është i padiskutueshëm roli i Mustafa Gjinishit në zhvillimin e konferencës së Pezës më 16 shtatore 1942. Ishin idetë e tij të asaj kohe e të mëvonshme që zunë 
vend në këtë konferencë: “Luftë okupatorit pa dallim feje krahine e ideje” Më konferencën e Pezës ku morën pjesë 18 veta si delegatë, u zgjodh Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, i përbërë prej tetë vetash Y.Dishnica, E.Hoxha, M.Gjinishi, M.Peza, Baba Faja, A.Kupi, N.Çobo dhe K.Qafëmolla... Edhe në krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë më 10 korrik 1943 Mustafai ishte në kryesinë udhëheqëse. Por rol të rëndësishëm Mustafa Gjinishi luajti dhe në Konferencën e Mukjes...

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου